“Jetonte i vetëm, ishte i sëmurë”, flet fqinji i 55-vjeçarit që u dogj në Vlorë: Nuk munda ta shpëtoja, kishte shumë tym

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 10:37

Gjergji Beqiri është 55-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një zjarri në banesën e tij. Mësohet se Beqiri është asfiksuar për shkak të tymit të shkaktuar nga shkëndija elektrike e ngrohëses që përdorte për ngrohje. Për shkak të tymit ai nuk arriti të dilte jashtë por as fqinjët e tij nuk mundën të futeshin brenda ta ndihmonin. Arben Aliu, një fqinj i viktimës ka treguar se ka tentuar të hyjë brenda por për shkak të tymit e kishte të pamundur. Ai ka treguar se Beqiri jetonte i vetëm dhe ishte i sëmurë.

Ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se; po del tym nga shtëpia e Gjergjit’. Shkoi ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja. Nuk arrija do të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmur, se dija se ça mendonte, pasi ka pasur probleme të theksuara. Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera. I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit