Grabitet për të disatën herë shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër, pezullohet mësimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 10:13

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se kjo shkollë është e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit dhe fatkeqësisht e papajisur me kamera sigurie. Kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë bie pre e grabitjeve pasi pak kohë më parë ka ndodhur e njëjta gjë. Bëhet me dije se autorët kanë hyrë nga dera kryesore duke e dëmtuar atë dhe për pasojë procesi mësimor është pezulluar sot në këtë shkollë.

Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore ne klasa, ndërkohë që tentativa e grabitësve per te depërtuar ne zyrën e drejtorisë ka rezultuar e deshtuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me grumbullimin e provave të lëna nga autorët.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit