Protesta e 8 Janarit/ Sali Berisha do dëshmojë sot në Prokurori, nesër Basha dhe Bardhi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2022, 10:04

Sot Sali Berisha do duhet të shkojë dhe të dëshmojë në Prokurorinë e Tiranës për atë që ndodhi në protestën e thirrur prej tij më 8 janar para selisë blu. Ndërkohë, për ditën e nesërme është njoftuar Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Kujtojmë se as Basha dhe as Berisha nuk janë proceduar penalisht nga policia. Të vetmit të proceduar si ‘organizatorë’ të përplasjeve janë Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit