Familja arrin kontaktin me të akisidentuarin që ishte në autobus

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 09:51

Të mërkurën, Ardit Halilaj ka shkruar në një grup në Facebook ku ka kërkuar ndihmë për gjetjen e familjarit të tij i cili ishte udhëtar i autobusit që u rrotullua në Serbi.

Halilaj kishte shkruar se e ka telefonuar familjarin e tij, por nuk i është përgjigjur në telefon. Po ashtu, ai kishte deklaruar se e ka kontaktuar edhe kompaninë e autobusëve, por nuk kishte marrë informacion.

Por, Halilaj ka treguar për T7 se postimi që e kishte bërë në faqen “Network Prishtina” i ishte aprovuar me vonesë, dhe se deri atëherë kishte arritur të marrë informata për vendndodhjen e familjarit të tij.

“Dje gjatë ditës rreth orës 15:00 e kam postuar në grupin Network Prishtina, ishim të shqetësuar për gjendjen e xhaxhait sepse nuk kishim kontakt me të (i kishte humbur telefoni). Ndërsa, aprovimi i postimit është bërë shume vonë rreth orës 21:00, deri atëherë ne jemi informuar që udhëtarët kanë arritur në Kranj të Sllovenisë, por mungonte përsëri kontakti me xhaxhain. Pas postimit kam marrë shumë telefonata. Nga MPJ më kanë informuar që nuk është në listën e të lënduarve. Nga një polic i Kosovës që ka qenë në vendin e ngjarjes ka treguar se të gjithë janë nis mirë dhe kanë pritë në kufi gjatë”, ka deklaruar Halilaj.

Halilaj tha se më vonë e ka kontaktuar xhaxhai.

“Na kanë thirrë edhe nga agjencia dhe na kanë njoftua se e kanë telefonin e tij dhe të gjithë janë mirë. Rreth orës 22:00 ka telefonuar xhaxhai me telefon të dikujt tjetër dhe atëherë e kam fshirë postimin. Konsideruam që është mbyllur çështja dhe shqetësimi jonë mori fund kur kontaktuam me xhaxhain”, ka deklaruar ai.

Autobusi me targa të Kosovës është rrokullisur të martën në Serbi. Mediat serbe atje raportuan për 17 të lënduar dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Rreth orës 9:45, autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” u rrotullua në Krushevc të Serbisë. Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë. Autobusi në targa të Kosovës ishte nisur nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.

Pasagjerët që nuk pësuan lëndime vazhduan rrugëtimin e tyre me një autobus tjetër që u erdhi në ndihmë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit