34 vjeçari vrau baxhanakun në Pakashticë, si ndodhi ngjarja tragjike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 09:23

Një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës. I vrarë ka mbetur një 30-vjeçar me inicialet M.K, derisa si i dyshuar për vrasje është arrestuar një 34-vjeçar me inicialet F.B.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin baxhanakë mes vete dhe se vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, derisa burrat po bënin gjueti në male.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë. “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç/ Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit