Kina do të shpërblejë të gjithë personat që raportojnë për shkeljen e rregullave anti-Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 01:51

Kina do të ofrojë shpërblim monetar për të gjithë personat që raportojnë për shkeljen e rregullave anti-Covid. Shuma e tarifës varion në varësi të seriozitetit të shkeljes nga 300 në 11,000 juanë (40-1,520 euro). Komisioni lokal i shëndetësisë së qytetit kinez Shenzhen njoftoi javën e kaluar se çdo qytetar që raporton për shkelje të legjislacionit do të marrë një shpërblim monetar. Në rast se ndodh që dy persona të raportojnë për të njëjtin person, ai që ka lajmëruar i pari merr shpërblimin.

Sistemi i kodit shëndetësor të Kinës klasifikohet sipas tre ngjyrave: jeshile, e verdhë dhe e kuqe. Jeshile do të thotë se nuk ka kufizime, e verdha do të thotë që personi duhet të izolohet për shtatë ditë dhe e kuqja do të thotë që kërkohet një periudhë izolimi 14-ditore. Kodet caktohen në bazë të transmetueshmërisë së Covid në komunitet dhe kontakteve të ngushta në çdo kohë të caktuar.

Këto politika u miratuan fillimisht në distriktin Shangyu të provincës Zhejiang të Kinës Juglindore nëpërmjet një njoftimi të ngjashëm më datë 2 janar, dhe që atëherë janë zbatuar në qytete të tjera kineze, veçanërisht Shenzhen, një nga qendrat më të mëdha të teknologjisë në Kinë dhe qytetet më të rëndësishme për nga aspekti ekonomik.

Burimi: jpost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit