E bujshme në Itali! Shqiptari kapet me 3 milionë € kokainë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 01:06

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj forcave të rendit në Ankona të Italisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 21.5 kg kokainë e pastër, e cila sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale në territorin italian.

Një patrullë policie e angazhuar për kontroll në rrugët e Porto Sant'Elpidio vuri re një makinë të "dyshimtë" dhe vendosi ta ndiqte. Menjëherë pas kësaj, shoferi doli me kujdes nga makina dhe iu afrua një automjeti tjetër të parkuar, duke hapur bagazhin dhe duke nxjerrë një mbështjellës. Më pas ai u largua me makinën e tij, por u bllokua nga ndalimi i Guardia di Finanza, i cili mendoi se po përballeshin me një vjedhje. Në vend që të ndalonte, burri nxitoi dhe iku, duke hedhur mbështjellësin nga dritarja.

Kokaina ishte e ndarë në 20 pako dhe fshehur në një valixhe që u gjet në bagazhin e një automjeti. Operacioni është ekzekutuar më datë 6 janar 2022, por për motive hetimi që janë ende në fazë paraprake, është bërë publik mëngjesin e djeshëm. Nëse do të dilte në treg, kokaina do të kapte vlerën e rreth tre milionë eurove. Kjo sasi e kokainës së sekuestruar konsiderohet si më e madhja gjatë viteve të fundit në rajonin Marche.

Burimi: tag 24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit