Bislimovski: Vendi përballet me krizë energjetike që nuk mbahet mend ndonjëherë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2022, 19:41

Maqedonia e Veriut dhe gjithë Evropa është duke u përballur me krizë energjetike që nuk mbahet mend ndonjëherë, qytetarët s’mund ta bartin barrën e saj, prandaj të gjithë duhet të tregohemi solidar, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Këtë Bislimovski e tha pas përfundimit të seancës qeveritare ku u soll vendimi që Qeveria të mbulojë 80% e dallimit të çmimit aktual dhe real të ngrohjes qendrore për konsumatorët e saj në nivel të Qytetit të Shkupit.

“Problemi me sigurimin e gazit natyror për nevojat për prodhim të ngrohjes qendrore do të zgjidhet. Pas thirrjeve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në koordinim me Qeverinë është gjetur zgjidhje për porosi të sigurt dhe stabile të ngrohjes qendrore. Në disa raste thash se të gjithë pjesëmarrësit në sektorin energjetik duhet të jenë solidar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregoi solidaritet. Të gjithë e dimë se qytetarët nuk munden dhe nuk do ta bartin barrën e krizës energjetike. Thjeshtë, kjo është e pamundur. Shteti ynë si gjithë Evropa ballafaqohet me krizë energjetike që nuk mbahet mend”, tha Bislimovski.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit