Rreth 2 mijë raste të reja me Covid-19, nuk dihet sa pacientë janë shëruar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2022, 18:36

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1 964 raste të reja me Covid-19 nga 7 724 testime të kryera, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë Ministria sqaroi që për shkaqe teknike të sistemit Termini Im, nuk dihet sa pacientë janë shëruar, ndërsa kanë ndërruar jetë shtatë pacientë.

Në Shkup ndërruan jetë dy pacientë, dy në Prilep, një në Resnjë, Strugë dhe Kriva Pallankë. Në sistemin Termini Im janë regjistruar edhe gjashtë pacientë që kanë ndërruar jetë nga 30 dhjetori 2021 deri më 8 janar.

Rastet e reja:

Shkup – 1070, Manastir – 226, Prilep – 122, Kumanovë – 52, Ohër – 51, Valandova – 44, Radovish – 35, Veles – 32, Gjevgjeli – 31, Kavadar – 29, Tetova 22 Koçani – 22 Krusheva – 21, Struga 20 Strumica – 20, Kërçova 17 Kriva Pallanka – 17, Resnja 13 Bogdanci – 13, Shtip, 12 Negotina 12 Dellçeva – 12, Sveti Nikolla – 10, Kratovë – 9, Demir Hisar – 8, Berovë, 4 Probishtip, 4 Makedonski Brod 4 Pehçevë – 4, Dibër, 1 Vinicë 1 Makedonska Kamenica – 2, Demir Kapi – 1. Rastet aktive:

Shkup 105740, Aktiv 7278 Kumanovë 13440, Aktiv 311 Tetovë 11557, Aktiv 135 Prilep 11414, Aktiv 655 Manastir 10343, Aktiv 1101 Gostivar 8210, Aktiv 128 Kavadar 7757, Aktiv 345 Veles 7685, Aktiv 191 Ohër 7179, Aktiv 443 Shtip 6937, Aktiv 188 Strumicë 6483, Aktiv 212 Kërçovë 4435, Aktiv 115 Koçani 4211, Aktiv 107 Strugë 4025, Aktiv 92 Gjevgjeli 3133, Aktiv 196 Negotinë 2723, Aktiv 80 Sveti Nikolla 2189, Aktiv 36 Kriva Pallankë 2022, Aktiv 65 Resnjë 1985, Aktiv 108 Radovish 1899, Aktiv 94 Dellçevë 1521, Aktiv 55 Berovë 1499, Aktiv 19 Dibër 1469, Aktiv 11 Vinicë 1200, Aktiv 21 Probishtip 1177, Aktiv 35 Valandovë 1130, Aktiv 93 Kratovë 806, Aktiv 17 Bogdanci 725, Aktiv 42 Demir Hisar 673, Aktiv 32 Krushevë 674, Aktiv 70 Makedonski Brod 568, Aktiv 25 Demir Kapija 441, Aktiv 8 Makedonska Kamenica 435, Aktiv 7 Pehçevë 370, Aktiv 11 Dojran 186, Aktiv 7

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.672.767 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 236.241, numri i të shëruarve është 215.853, numri i të vdekurve është 8 055 dhe numri i rasteve aktive është 12 333.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit