Qeveria shkarkon Vllado Buçkovskin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2022, 17:32

Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar Vllado Buçkovskin nga detyra e përfaqësuesit të posaçëm të Maqedonisë në bisedimet me Bullgarinë për tejkalimin e kontestit.

Shkarkimi i Buçkovskit në seancë ka kaluar nën pikën “Zgjidhje kadrovike”.

Për momentin nuk tregohen arsyet e shkarkimit.

Ish kryeministri Buçkovski në këtë detyrë u emërua ka fundi i vitit 2020.

Siç shkruan Alsat, ai udhëtoi shumë herë në Bullgari në takime me autoritetet e atjeshme ku ka dhënë mendimet dhe propozimet e tija si të tejkalohet kontesti mes dy vendeve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit