Kina do të ndajë katër bursa studimi në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2022, 11:11

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin 2022/2023 ndan katër bursa për studime deridoplomike (të rregullta), të magjistraturës dhe të doktoratës dhe specializime – një bursë nga Qeveria e RP të Kinës dhe tri bursa të njëanshme.

Regjistrimi është online në http//en.csc.edu.cn/studyinchina ose në www.campuschina.org, ndërsa afati është deri më 10 shkurt 2022.

Në Konkursin të cilin e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka informacione për dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim, si dhe kontakte për më shumë hollësi për bursat.

Kandidatët do t’i zgjedhë Ambasada e RP të Kinës në Shkup, ndërsa ata që do të pranohen do t’i fillojnë studimet nga shtatori i këtij viti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit