Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re.
Spasovski sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme, si dhe Fatmir Bytyqi për zv.kryeministër i Çështjeve Ekonomike.
Më poshtë i keni emrat e LSDM-së që janë propozuar për qeverinë e re:
Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski
Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska
Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska.