Digjen sërish barakat e Qytetit të Shkupit pranë parkut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2022, 21:44

Digjen sërish barakat ku më parë gjendej Gjykata për Sanksione në Parkun e Qytetit në Shkup. Zjarri i fundit ka ndodhur dy muaj më parë, saktësisht më 26 tetor.Zjarri i cili shpërtheu sonte, siç njoftojnë nga zjarrfikësit e Shkupit, për momentin janë disa ekipe në terren për të vënë nën kontroll zjarrin.

Kjo është hera e dytë për disa muaj që digjet këto baraka. Barakat e vjetra të Gjykatës janë djegur më 26 tetor dhe atëherë dëm ishte shkaktuar edhe në sallën “Partizani” dhe restorantin “Tomçe Sofka”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit