Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, kur një qytetar ka dashur t'i nënshtrohet një radiografie gjoksi. Sipas mediave të huaja, për shkak se Radiologjia ishte jashtë funksionit në Qendrën Shëndetësore, ata e dërguan pacientin tek veterineri.
Veterineri u befasua kur zbuloi se radiografia e gjoksit të kërkuar nga i riu ishte për të dhe jo për një kafshë shtëpiake.
“Nuk kam mundur t’i bëj këtë shërbim dhe kjo më ka mërzitur. Puna ime është të bëj rreze për kafshët, qentë, macet dhe të kuroj kafshët.”-tha veterineri.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA