I premtoi punë “toke”, por e shfrytëzoi për prostitucion/ E reja: Më jepte vetëm 5 euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.01.2022, 16:12

Një grua 29-vjeçare në Greqi ka kaluar momente makthi në “duart” e një 54-vjeçari bullgar. Sipas mediave të huaja, gjithçka nisi kur 54-vjeçari e bindi të renë të vinte nga vendlindja e saj, Bullgaria, në Greqi.

Burri i tha asaj se punon si punëtor toke në Greqi dhe se mund t’i gjente dhe asaj punë.

Pas kësaj, e reja shkoi në Greqi dhe aty nisi “tmerri” për të. Sipas denoncimit që ajo bëri në polici, 54-vjeçari e dërgonte të renë në takime erotike, ku për çdo “takim” ajo merrte 20 euro nga të cilat vetëm 5 merrte për vete pasi të tjerat ja merrte 54-vjeçari.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit