Shkoi për të ushqyer bagëtinë, 64-vjeçarja goditet për vdekje nga dashi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2022, 13:21

Një aksident i pabesueshëm i kushtoi jetën një gruaje 64-vjeçare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Greqi kur një grua, si zakonisht, shkoi në vendin që mbante kafshët, për t’i ushqyer.

Por sipas banorëve, një dash e ka shtyrë atë dhe ajo ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë. Plagosja rezultoi fatale.

Kur ngjarja u bë me dije u njoftua policia dhe ambulanca, por ishte shumë vonë, pasi gruaja humbi jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Burimi: www.ifarsala.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit