Lopëve u jepen syze virtuale, që të mendojnë se janë jashtë në natyrë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.01.2022, 20:07

Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që në një përpjekje për t'i bërë ato të mendojnë se janë në zona më të ngrohta, një fermer i ka pajisur ato me syze të realitetit virtual. Izzet Kocak, një fermer nga Aksaray, Turqi, i është dashur t’i mbajë lopët e tij brenda në ambjente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër.

Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t'i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.

Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht. Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë.

Fermeri tha: "Ato shikojnë një kullotë të gjelbër dhe kjo u jep atyre një nxitje emocionale. Ata janë më pak të stresuar." Imazhet e lopëve me syzet e tyre janë bërë virale ndërkohë, me disa komentues mendjemprehtë që bëjnë paralele me filmat "The Matrix", ku njerëzimi jeton në një simulim ndërsa makina përdorin trupin e tyre si burim energjie.

Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit