Skënder Brataj “tërmet” milionash firmës EUROMED, i jep tenderin pa konkurrencë me ofertë 94% të fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2022, 22:24

Skënder Brataj, drejtori aktual i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, duket se në vend që të përmirësojë shërbimin e urgjencës për qytetarët, “gostit” me miliona lart e poshtë “peshkaqenët” e farmaceutikës në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por i jep tender pa konkurrencë dhe me ofertë thuajse identike më atë të fondit limit të tenderit. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-09748-10-28-2021.

Objekti i tij është “Blerje pajisje mjekësore” dhe ka si fond limit shifrën prej 5,780,000 lëksh të reja ose rreth 70 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Mësohet se pajisjet mjekësore për të cilat janë shpenzuar paratë janë të tilla si karrocë transporti për automambulanca, karrocë transporti me zinxhir për shkallë për autoambulanca, Bombul me reduktor dhe fluksometër 7 litra, defibrilator me suport për autoambulanca, manekin infant/pediatrik PCR si dhe ventilator portabël autoambulance.

Por problemi në këtë tender vihet re në dy aspekte. Së pari në të ashtuqujaturën garë ka marrë pjesë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për EUROMED SH.P.K në pronësi të Hervin Forës dhe Engjëll Hoxhës. Kompania bashkë me pronarët e saj janë tepër të lakuar në media si ndër “peshkaqenët” më të mëdhenj të tenderave në mjekësi duke marrë nga buzheti i shtetit qindra milionë. Në rastin konkret në tenderin e Skënder Brataj kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, gjë që konsiderohet “flamur i kuq” në tenderat publikë. Në aspektin e dytë, problemi qëndron tek afërsia tepër e madhe, thuajse identike e vlerës fituese të tenderit me fondin limit të tij.

Kështu firma EUROMED SH.P.K ka fituar me vlerën e ofruar prej 5,452,000 lekë të reja ode rreth 65 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Normalisht duke qenë pjesëmarrëse e vetme, i bie që kjo kompani ka fituar kundra “vetes së saj”. Nëse shohim raportin e vlerës fituese me vlerën e fondit limit, arrijm ënë konkluzionin se Brataj i ka dhënë tenderin firmës që ka ofruar sa 94% e fondit limit. Një raport i tillë është tepër i dyshimtë duke sinjalizuar për mundësinë e një fituesi të paracaktuar. A do ketë kohë vallë SPAK t’i tundë Brataj para fytyrës prangat e korrupsionit?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit