Pema e sapozbuluar merr emrin Leonardo Di Caprio

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2022, 19:26

Një pemë që është “e re për shkencën” ka marrë emrin e Leonardo DiCaprio. Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror Kew në Australi thonë se donin të nderonin yllin për ndihmën e tij në shpëtimin e një pylli nga prerja.

Pema, së cilës i është dhënë emri zyrtar, Uvariopsis dicaprio, rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e tij të jashtëzakonshëm. "Ne mendojmë se ai ishte vendimtar për të ndihmuar në ndalimin e prerjeve të pyllit Ebo," tha Dr Martin Cheek nga Kew.

Burimi: PUBITY | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit