Rusia ashpërson ligjet për abuzimet seksuale të fëmijëve: Pedofilët do burgosen përjetë në burgje të ashpra polare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2022, 19:51

Rusia do të ashpërsojë ligjet e saj përsa i përket abuzimeve seksuale me fëmijët. Sipas mediave të huaja, pedofilët do të burgosen përjetë në burgje të ashpra polare.

Kryetari i parlamentit të vendit tha se personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët duhet të vuajnë dënimet e tyre në “kolonitë penale të punës së rëndë” në Arktik, ku mund të detyrohen të punojnë në minierat e Siberisë.

Sipas mediave të huaja, legjislacioni i ri po zbatohet pas një rasti të tmerrshëm këtë javë të një vajze pesëvjeçare, e cila u rrëmbye nga një pedofil dhe i dashuri i tij, më pas u përdhunua dhe në fund u godit me thikë për vdekje.

Veronika Nikolayeva kishte qenë duke luajtur pranë vendit të punës së nënës së saj në Kostroma, kur u rrëmbye nga pedofili.

Kalimtarët nuk i kushtuan vëmendje shqetësimit të saj, ndërsa kufoma u gjet më vonë në një çantë.

Burimi: www.dailymail.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit