Papa Françesku: Kush ka kafshë shtëpiake në vend që të ketë fëmijë është egoist

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2022, 19:24

Keni një qen apo mace, por nuk keni fëmijë? Atëherë mund të jeni egoistë në sy të Papës.

Duke folur sot gjatë një seance të përgjithshme në Vatikan, Papa Françësku nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me çiftet dhe ata njerëz që në vend që të kenë fëmijë, zgjedhin të adoptojnë kafshë si qen dhe mace. Madje ai i cilësoi si egoistë.

Papa është fotografuar duke përkëdhelur kafshë të ndryshme, si për shembull qen, pantera dhe tigra, ndërsa ka lënë një qengj të ulet mbi supet e tij në vitin 2014.

Papa më parë ka thënë se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve ishte "një fenomen tjetër i degradimit kulturor" dhe se marrëdhëniet emocionale me kafshët shtëpiake ishin "më të lehta" sesa marrëdhëniet "komplekse" midis prindërve dhe fëmijëve.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit