Konsulenti i OBSH: Nuk është normale që të vaksinojmë njerëzit çdo 6 muaj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2022, 13:20

Konsulenti i OBSH-së dhe kreu i Qendrës së Kërkimit të Vaksinave të Oksfordit, Andrew Pollard ka thënë se është në mëdyshje për dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Sipas tij, dhënia e rregullt e vaksinave për njerëzit çdo gjashtë muaj, nuk “qëndron”.

"Sot, më pak se 10% e njerëzve në familjet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e tyre të parë. Ideja e botës së katërt të vaksinës nuk është “racionale”. Ndërsa shkenca evoluon, ne mund të zbulojmë se cilët janë ata që rrezikohen nga Covid dhe të synojmë t'i mbrojmë ata në të ardhmen me doza përforcuese. Por, për shumicën dërrmuese të njerëzve të vaksinuar tani, rreziku nga Covid-19 është jashtëzakonisht i ulët. Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna për të marrë këto vendime, për Të vaksinuar botën.”-tha Andrew Pollard.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit