Talebanët “u presin kokën” kukullave femra në vitrinat e dyqaneve: I referohen paganizmit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2022, 12:49

Talebanët po u presin kokat kukullave në vitrinat e dyqaneve në Afganistan sepse sipas tyre ato u referohen statujave pagane.

Sipas mediave të huaja, videot në të cilat shihen zyrtarët e Ministrisë së Virtytit dhe Parandalimit të së Keqes duke prerë kokat e kukullave në Provincën Herat janë bërë virale.

Pavarësisht reagimeve të tregtarëve, “prerjet e kokës” në vitrinat e dyqaneve vazhdojnë normalisht, të shoqëruara herë pas here me pasthirrma dhe britma të islamistëve fanatikë.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit