SHBA, binjakët lindin 15 minuta larg njëri-tjetrit por në vite të ndryshme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2022, 21:31

Ata kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme ... 15 minuta larg njëri-tjetrit. Është historia e dy binjakëve: Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo. E para erdhi në jetë në orën 23.45 më 31 dhjetor 2021, ndërsa e dyta në mesnatën e 1 janarit 2022. Ndodhi në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni.

Përafërsisht 120,000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Megjithatë, mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.

“Për mua është çmenduri që janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha mami Fatima Madrigal. "Kjo ka qenë sigurisht një nga pjesët më të paharrueshme të karrierës sime. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë t'i ndihmoja këta të vegjël të vijnë në botë shëndoshë e mirë në 2021 dhe 2022. Çfarë mënyre fantastike për të filluar vitin e ri!" Komentoi Ana Abril Arias, mjeke e Grupit Mjekësor Natividad.

Burimi: TGCOM | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit