Kokaina e kapur në Vaqarr, lihet në burg administratori dhe shoferët e firmës së bananeve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.01.2022, 13:06

Sapo është bërë me dije se administratori i firmës së bananeve Zico Sh A dhe dy shoferët e kontejnerit ku u gjetën 119 kg kokainë në Vaqarr janë lënë në burg.

Sipas ABC bëhet fjalë për Marson Murataj 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Kujtojmë se burime policore kanë konfirmuar më parë për gazetaren Klodiana Lala, se kontenieri me banane të porositura nga kompania shumë e njohur Bana King, ka ardhur nga Ekuadori në Itali dhe më pas është nisur drejt Shqipërisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit