U arratis nga burgu me çarçaf ditën e Vitit të Ri/ Identifikohet 27-vjeçari shqiptar “koka” e bandës së grabitësve të vilave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.01.2022, 09:17

Shqiptari në burgun e Vercellit në Itali i cili shfrytëzoi shpërqendrimin e gardianëve dhe rojeve ditën e Vitit të Ri dhe u arratis nga qelia është identifikuar.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një 27-vjeçar të identifikuar si Kristjan Mëhili. Ky i fundit është konsideruar nga mediat italiane si “koka” e bandës së grabitësve të vilave.

Kujtojmë se shqiptari u arratis me çarçaf, ndërsa pas tij tentoi të arratiset edhe shoku i tij i qelisë, por ai ra dhe theu krahun.

Burimi: www.ilgiornale.it| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit