Sheh tigrin me një krah njeriu në gojë, polici i fut plumbin në kopshtin zoologjik

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.12.2021, 20:26

Një tigër u qëllua dhe më vonë ngordhi pasi kafshoi krahun e një pastruesi në një kopsht zoologjik në Florida, SHBA. Eko, një tigër tetë-vjeçar, u gjet me krahun e burrit në gojë në kopshtin zoologjik. Zëvendës sherifi u përpoq ta bënte kafshën të lëshonte krahun, por "u detyrua të qëllonte", thonë zyrtarët. Ata thanë se pastruesi që ishte në një "zonë të paautorizuar" dhe ishte përpjekur të përkëdhelte ose të ushqente kafshën, kishte lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital.

Burri, rreth të 20-tave, kishte hyrë në zonë, pranë rrethimit të tigrave, pasi kopshti zoologjik ishte mbyllur për atë ditën, tha zyra e sherifit. Pastruesi, i cili punonte për një kompani të jashtme të punësuar nga kopshti zoologjik, dukej se kishte futur krahun e tij përmes gardhit të rrethimit. Përpjekjet për të përkëdhelur ose ushqyer kafshën ishin "aktivitete të paautorizuara dhe të rrezikshme", shtoi zyra e sherifit.

Kopshti zoologjik tha se pastrimi i palëve të treta lejohet për të pastruar tualetet dhe dyqanin e dhuratave, por jo edhe ambientet e kafshëve. Ndërkohë reagimet në mediat sociale e cilësuan tragjik faktin që tigri duhej vrarë.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit