Pirro i Portit Durrës nuk i ndahet lekut, 130 milionë me një dorë Bukurosh Koçit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2021, 22:47

Pirro Vengu është drejtuesi aktual i Autoritetit Portual Durrës. Kemi paraqitur shpesh herë tendera të dyshimtë të organizuar nga ky institucion i drejtuar nga Vengu. Natyrisht vlen të përmendet se shifrat e këtyre tenderave nuk kanë qenë një “fjalë goje”, por shifra mirëfilltazi të larta. Duket se edhe tenderi që do t’ju paraqesim sot i plotëson kushtet për t’u etiketuar si i dyshimtë.

Rezulton se Pirro Vengu nëpërmjet institucionit që drejton, ka organizuar tenderin me numër reference REF-10471-11-05-2021 dhe me objekt “Materiale Elektrike”. Fondi limit i tij është 10,905,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse i hedhim një vështrim dokumentacionit të tenderit vihen re disa çudira.

Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm tre kompani. Firma “2AF Albania Group“ me ofertë 10.720.400 lekë të reja pa TVSH, operatori “Luan Spahija“ me ofertë 10.708.850 lekë të reja pa TVSH dhe firma “SARK“ me ofertë 9.607.000 lekë të reja pa TVSH. Ju do mendoni natyrisht se tenderin e ka fituar operatori që ka ofruar vlerën më të vogël? Jo, aspak. Gaboheni.

Në fakt ka ndodhur pikërisht e kundërta. E ka fituar operatori me ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për kompaninë 2AF ALBANIA GROUP me ofertë rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se kjo kompani zotërohet nga Bukurosh Koçi. Ky i fundit rezulton të jetë një emër i lakuar shpesh në media në lidhje me numrin e madh të tenderave të përfituar në mënyrë të dyshimtë si dhe për “miqësinë” e tij me politikanë. Për të kompletuar kuadrin, vlen të përmendet se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.3% e tij. E ka parë njeri SPAK-un?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit