Testet e Covid në Francë do të shiten në supermarkete, shkak përhapja e virusit të ri me shpejtësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2021, 13:52

Supermarketet po "detyrohen" nga qeveria e Parisit për të promovuar self-tests, pasi mutacioni shumë ngjitës Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi .

Deri më tani ato lejoheshin të shiteshin vetëm në farmacitë franceze, por nga sot deri më 31 janar 2022 qytetarët do të mund t'i marrin në supermarkete.

Sipas Le Parisien, klientët si dhe pronarët e supermarketeve kanë kërkuar vazhdimisht nga qeveria që t'u japë atyre dritën jeshile për të shitur.

Masa është tashmë në fuqi në Gjermani, Belgjikë dhe Zvicër, sipas gazetës franceze.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit