Dy ditë pa ushqim/ 31-vjeçarja me foshnjen 3-vjeçare troket në komisariat për të kërkuar ndihmë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2021, 21:15

Ngjan me një përrallë e Krishtlindjeve ajo që ndodhi në Pescara, Itali. Një nënë 31-vjeçare me vajzën e saj 3-vjeçare prej dy ditësh endeshin nëpër qytet, pa ushqim dhe pa strehim. E reja me origjinë nigeriane, kishte mbërritur nga Gjermania dhe ishte e rraskapitur nga uria dhe të ftohtit.

Në ditën e Krishtlindjes ajo trokiti në derën e komisariatit bashkë me të bijën. Agjentët pas një kontrolli dokumentesh ku u pa se gruaja ishte me një leje qëndrimi të lëshuar në Torino, i shoqëruan të dy në një objekt të Caritas-it. "Vajza – njofton komisariati i policisë në Pescara – kishte mbërritur me tren nga Gjermania dhe nuk kishte pikë referimi në qytet; agjentët në detyrë ditën e Krishtlindjeve e lanë atë në komisariat dhe pasi i dhanë të dyjave ushqime, i ofruan edhe një panetone.

Burimi: https://www.tgcom24.mediaset.it/| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit