I riu vdes në aksident natën e Krishtlindjes, hajdutët i vjedhin orën “Rolex” në vendngjarje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2021, 20:09

Një i ri italian i quajtur Leonardo Nardacci vdiq tragjikisht në prag të Krishtlindjeve në një aksident të rëndë rrugor. Ai gjendej në sediljen e pasagjerit, kur makina e drejtuar nga një shoku i tij doli nga rruga dhe përfundoi nën një urë. Trupi i fatkeqit doli jashtë nga makina, duke vdekur në çast nga përplasja. Mbërritja e ekipeve të shpëtimit dhe zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, por për 34-vjeçarin nuk kishte shpëtim, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Por sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, familjes së të riut iu shtua dhe një pikëllim tjetër. Duket se dikush, duke përfituar nga momenti, i ka vjedhur orën nga kyçi i dorës. Bëhet fjalë për një Rolex Batman shumë i vlefshëm. "Atyre që i erdhën në ndihmë vëllait tim, u kërkoj me mirësi të kthejnë orën që i hoqën nga kyçi i dorës kur ai ishte i vdekur, një Rolex Batman (blu dhe zi). Ju lutem më njoftoni, ishte kujtim" – ishte apeli i së motrës në Facebook.

Burimi: https://www.fanpage.it/| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit