Kërriçi që u refuzua nga e ëma, mendon se është një qen

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2021, 19:34

Një kërriç i vogël që u refuzua nga nëna e tij, është lidhur shumë me pronarët e tij pasi u rrit në një fermë në Lincolnshire, Britani e Madhe. John Nuttall, familja e të cilit ka drejtuar udhëtime me gomar në plazhin Skegness për një shekull, tha se kërriçi Kye, tani ishte mirë dhe qe zhvendosur në një stallë.

Megjithatë, i zoti tha se gomari i shoqërueshëm hezitonte të largohej nga krahu i tij. "Ai do të luajë gjithë ditën me qentë dhe thjesht më ndjek. Ai mendon se është një qen," tha zoti Nuttall.

Burimi: https://www.bbc.com/| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit