Në shina dhe rrugë, njihuni me minibusin që shndërrohet në tren vetëm në pak sekonda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.12.2021, 16:15

Japonia ka krijuar minibusin e parë që mund të shndërrohet në tren në vetëm pak sekonda. Mjeti “Dual Model” funksionon si në rrugë ashtu dhe në shina. Po, mirë e lexuat.

Sipas mediave të huaja, mjeti “DMV” ka pamjen e një minibusi dhe funksionon me goma normale kur është në rrugë, ndërsa në shina “shndërrohet në tren”. Rrotat e çelikut zbresin nga pjesa e poshtme të mjetit duke e kthyer atë në mënyrë efektive në një vagon treni.

World's First Dual-Mode Vehicle in Japan – Orbit Inside

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Asa Coast Railway tha se automjetet “DMV” mund të ndihmojnë qytetet e vogla si Kaiyo me një popullsi të “plakur” dhe në tkurrje, ku kompanitë lokale të transportit luftojnë për të bërë një fitim.

Bus or Train? World's First 'Dual-Mode Vehicle' to Begin Operating in Japan  | Asharq AL-awsat

DMV mund të transportojë deri në 21 pasagjerë, ndërsa lëvizë me një shpejtësi prej 60 km/h në shina hekurudhore dhe deri në 100 km/h në rrugë.

Burimi: edition.cnn.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit