U filmua duke i bërë twerk kolegut/ Policja shqiptare: I kërkoj falje gruas së tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.12.2021, 14:59

Videoja e një efektiveje e policisë së Nju Jorkut teksa i bën “twerk” kolegut të saj po bën xhiron e rrjetit. Sipas Opinion bëhet fjalë për një police shqiptare e identifikuar si Vera Mekuli. Ajo është filmuar teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, i cili është i martuar.

Ndërkohë, pasi pa që videoja është bërë virale ajo ka reaguar për mediat duke thënë se ndihet e turpëruar pas daljes së pamjeve, ndërsa i kërkon falje gruas së kolegut. Ndër të tjera, 26-vjeçarja ka thënë se4 që prej asaj dite nuk ka folur me kolegun e saj, ndërsa theksoi se nuk ka qenë e qetë.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së tij, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën tuaj apo në jetën e tuaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj.”-është shprehur ajo për TMZ.

“Ngjarja” në fjalë u regjistrua në një bar, ku ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet.

Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit