Talibanët: Gratë që udhëtojnë më shumë se 72 km nuk lejohet të lëvizin vetëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2021, 14:33

Talibanët njoftuan sot se gratë që duan të udhëtojnë në distanca të largëta duhet të shoqërohen gjithmonë nga një të afërm mashkull.

Ndër të tjera, ata u kanë bërë thirrje shoferëve që të pranojnë gra në automjetin e tyre vetëm nëse mbajnë 'shaminë islame'.

"Gratë që udhëtojnë më shumë se 45 milje (72 km) nuk mund ta bëjnë udhëtimin pa u shoqëruar nga një anëtar i familjes së tyre të ngushtë."-tha zëdhënësi i ministrisë Sadiq Akif Muhajir për AFP.

Direktiva vjen disa javë pasi ministria u kërkoi stacioneve televizive të vendit të mos transmetojnë seriale me gra dhe të sigurojnë që gratë gazetare të mbajnë "shaminë islame" kur shfaqen në ekran.

Që nga ardhja në pushtet në gusht, talibanët kanë vendosur kufizime të ndryshme për gratë dhe vajzat edhe pse “premtuan” se do ishin më pak të rreptë.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit