Lali Leku blen 350 mijë euro Mercedes Maybach S580, me “pensionin e mamit”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.12.2021, 19:31

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, apo i njohur ndryshe në popull si Lali Leku, duket se vazhdon përsëri “të përfitojë” nga pensioni i së ëmës. Kjo pasi rezulton se Veliaj tashmë përdor një makinë super luksoze të tipit Mercedes Benz Maybach S580. Sipas raportimeve rezulton se kjo makinë është marrë me kredi por kompania që e ka dhënë, nuk është gjetur ende. Duke patur parasysh vlerën e tregut të këtij mjeti së bashku me interesat për shlyerjen e kredisë, mendohet se vlera totale e tij mund të shkojë rreth 350 milionë lekë.

Duke patur parasysh se paga mujore zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është rreth 170.000 lekë të reja bruto, ka shumë mundësi që paratë e tjera që i duhen për të blerë super-bishën luksoze me kredi, i ka marrë nga "pensioni i së ëmës". Jo vetëm kaq, por “tangërlliku” i kryetarit të bashkisë duket edhe tek targa, e cila është e personalizuar me shifrat 007.

Ndërkohë foto e automjetit në fjalë është publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Është tepër e çuditshme në fakt se si një zyrtar i shtetit më të varfër në Europë dhe ndër më të varfërit në botë, të ketë një mjet të tillë luksoz të cilët mund ta zotërojnë vetëm sheikët. Mercedes Benz Maybach S580 konsiderohet si makinë ultra-luksoze të cilën vetëm pak persona në botë mund ta përballojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit