SPAK, i servirur në pjatë Ergys Verdho i KESH! Tender 55 MLN për ashensorë në Shëndetësi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.12.2021, 20:53

Sot rikthehemi sërish miq të dashur me çudirat nga fusha e Shëndetësisë e ndërthurur me aftësinë impresionuese të titullarëve të stërvitur mirë të shtetit shqiptar për të vjedhur nga paratë publike. Në këtë artikull do të lexoni çmendurira të prokurimeve publike, taksat që kalojnë para syve tanë dhe u futen në xhep klientëve qeveritarë. Por si fillim te lë ndalemi tek protagonisti kryesor i një prej tenderave më të pakonceptueshëm të ndodhur ndonjëherë në fushën e PP.

Bëhet fjalë pikërisht për ish-drejtorin e ARRSH Ergys Verdho, i cili u katapultua në postin e drejtorit të KESH, një prej institucioneve ku vidhet më shumë, e i ke xhepat e siguruar për vite të tëra. Por për ta siguruar një pozicion të tillë, Verdho e ka sprovuar veten si langoi i Ballukut e shefit të madh Ramës kur me tenderat publikë të ARRSH ngopte oligarkët e ndërtimit që nuk përfundonin dot të shtronin as gjysmë kilometër rrugë. “Rrugë të lëna rrugëve”, por të shtruara me para në sytë e Verdhos dhe oligarkëve që hanin paratë tona.

Sot do të flasim për postin e ri të Verdhos dhe se si në mënyrë të frikshme, institucioni që ai drejton ka hyrë në tenderat e shëndetësisë. Një tender i KESH me objekt: “Blerje/riparim dhe mirëmbajtje ashensorësh pranë Spitalit Rajonal Shkodër”, me Fond Limit 55 MLN Lekë pa TVSH i është dhënë kompanisë GECO 2003 shpk me ofertë ekonomike 54.7 MLN Lekë.

Që ta qartësojmë të gjithë këtë paçavure që është luajtur me paratë publike, KESH është një kompani me kapital shtetëror 100% nën zotërimin e MIE. Kjo kompani nën administrimin e Verdhos ka hapur një tender për mirëmbajtje ashensorësh për spitalin e Shkodrës, pra në shëndetësi, një fushë me të cilën nuk e lidh asgjë. Nëse do jetonim në një shtet normal ky lloj tenderi jo vetëm duhet të ishte hetuar por nismëtarët e tij tashmë duhet të ishin pas hekurave për abuzim me paratë publike. Si rregull duhej të ishte hapur nga vetë institucioni prokurues, pra Spitali i Shkodrës, teksa KESH-i është shndërruar në një Agjenci të Prokurimeve Publike si sekserja e MB dhe ka hapur një tender nën kompetenca të asnjëfarë lloj mënyre që nuk i zotëron. SPAK, duhet të japë prova që nuk është thjesht një institucion që ha dreka e darka me Rilindjen, por të provojë besueshmërine e munguar tek populli e më thellë tek ndërkombëtarët të cilët kanë besuar dhe investuar në një projekt të tillë që siç duket ka dështuar.

Tenderi është shpallur me FLAMUR TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”, ku dy kompanitë e tjera në garë CLIMACASA sh.p.k & AL-TEK sh.p.k dhe GSM CLIMAIRE sh.p.k & Marcel Feti sh.p.k janë përjashtuar nga gara sepse nuk kanë paraqitur certifikatat ISO apo nuk kanë ofertuar zërin e mirëmbajtjes së ashensorëve. Geco është kompani nën zotërimin e Foto Zbogos me 100% të aksioneve.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit