Prej disa ditësh të bllokuar nga bora, banorët e Thethit i bëjnë thirrje Ramës të ndërhyjë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 23:42

Moti i keq që ka mbërthyer vendin prej disa ditësh, ka sjellë si pasojë që shumë akse të bëhen të pakalueshëm. Po ashtu disa fshatra janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Pikërisht për këtë problem ka shkruar në redaksinë një banor i Thethit, i cili shprehet se prej disa ditësh ndodhen të bllokuar dhe Bashkia e Shkodrës nuk ka marrë masa për zhbllokimin e rrugëve.

Banori shton se për shkak të bllokimit nga bora janë detyruar të kthejnë mbrapsht turistët që kanë dashur të vizitojnë Thethin. Gjithashtu ai i bën thirrje kryeministrit Rama që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Fotot dhe video jane bere diten e sotme. Dhe ndollen makinerit qaf thore dhe nuk nderhyjn per fshatin turistik theth fare sikur kemi problem. Shume faleminderit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit