Testi i drogës/ Gjashtë policë në Vlorë rezultojnë pozitivë, edhe në Sarandë tre

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 22:49

Gjashtë efektivë policie kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës që u bë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Mësohet se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lende narkotike nga analizat që janë bërë së fundmi. Madje ka patur disa nga efektivët që kanë kundërshtuar rezultatin e testit, pasi pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë lëndë narkotike në jetën e tyre.

Ata ngrejnë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve që përdorin kryesisht për tensionin. Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet që edhe tre të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e drogës në Komisariatin e Sarandës. Është e paqartë se çfarë do të bëhet me policët dhe vendimi që do të merret për ta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit