Jetonte e vetme/ Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj në Tiranë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 21:56

Një grua rreth moshes 65 vjeç është gjetur e pajetë nga fqinjët në banesën e saj në rrugën “Ali Baushi” në Tiranë. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme dhe nga informacionet paraprake dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit