Mori celularin për ta karikuar teksa ndodhej në vaskë, 13-vjeçarja humb jetën nga rryma elektrike

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 21:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Macon të Francës, pasi një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën për shkak të rrymës elektrike. Pasi Celestine kishte kaluar një mbrëmje në shtëpi me miqtë e saj, ajo vendosi të bënte një banjë ndërsa me vete mori edhe celularin për ta karikuar dhe për ta përdorur atë ndërsa ndodhej në vaskë. Por menjëherë ajo është goditur nga rryma elektrike.

Prindërit e saj kanë ndërhyrë me urgjencë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas vajza u dërgua në spital, por nuk ia doli të mbijetonte dhe vdiq javën e kaluar. Ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë më parë kur ndihma e shpejtë ka mbërritur në shtëpi dhe ka stabilizuar gjendjen e 13-vjeçares duke i bërë masazh në zemër.

Mjekët e Spitalit Universitar të Lionit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por për fat të keq iu desh t'i deklaronin vdekjen e saj të martën e kaluar. Për këtë rast është hapur një hetim por nuk ka dyshime për fatin tragjik. Ndërsa vajza ishte ende në koma, nëna donte të niste një apel në gazetën lokale për të paralajmëruar prindërit dhe adoleshentët për rreziqet e përdorimit të celularëve të tyre ndërsa janë të banjo.

“Shpresoj që historia jonë të paktën të jetë e dobishme për adoleshentët e tjerë, sepse deri më tani ata i kanë të gjithë telefonat në duar. Duhet të insistojmë vërtet me ta, jo telefon në vaska, sepse mund të shkaktojnë tragjedi"- tha nëna e 13-vjeçares.

Burimi: fanpage.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit