Gol dhe asist në fitoren e Empolit, Nedim Bajrami bëhet sërish protagonist i ndeshjes

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 20:57

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në javën e 16-të të Serie A në Itali. Bëhet fjalë për futbollistin Nedim Bajrami, i cili luajti si titullar në sfidën mes Empolit dhe Udineses.

Në minutën e 59-ë ai u bë protagonist pasi përmbysi shifrat 2-1 në favor të Empolit. Për Bajramin ky ishte goli i tretë në këtë sezon të Serie A. Empoli shënoi edhe një gol të tretë në minutën e 78-të me Pinamontin dhe protagonist ishte sërish Bajrami, i cili asistoi për sulmuesin që luan te toskanët i huazuar nga Interi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit