“Furtunë” në kompani/ CEO shkarkon 900 punonjës me një telefonatë tre minutëshe në Zoom

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 19:45

CEO i Better.com, Vishal Garg ka marrë një vendim drastik pasi ka pushuar nga puna 900 punonjës me një telefonatë tre minutëshe në Zoom. Kjo gjë ka nxitur reagime dhe indinjatë në rrjet. Në arsyet e pushimit të punonjësve, biznesmeni indo-amerikan përmendi reduktimin e efikasitetit të tyre dhe reduktimin e produktivitetit.

“Ky nuk është një lajm që ju do të dëshironi të dëgjoni… Nëse jeni në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna. Punësimi juaj këtu ndërpritet menjëherë”– citohet të ketë thënë Garg. Numri i punonjësve të pushuar nga puna përbën 9% e totalit të personelit të kompanisë, e cila është aktive në fushën e hipotekave.

"Është hera e dytë në karrierën time që bëj një gjë të tillë dhe nuk dua ta bëj. Herën e fundit kam qarë. Tani, shpresoj të jem më i fortë”– është shprehur më tej biznesmeni.

Burimi: CNN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit