Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike që kanë sjellje ulje temperaturash, reshje shiu dhe në disa zona të vendit edhe reshje dëbore. Sipas sinoptikanes Lajda Porja edhe kjo fundjavë në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të shumta shiu. Porja tha se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme. Ndërkohë në lidhje me muajin dhjetor, sinoptikania tha se do të jetë një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme. Më tej ajo tha se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.