Altin Goxhaj publikon dokumentin, çfarë e pret PD-në pas datës 11 dhjetor?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.12.2021, 22:41

Mbrëmjen e sotme avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se më datë 12 dhjetor nis festa e vërtetë e PD-së. Ai u bazua në një dokument të cilin e quan ekskluziv që tregon një ftesë të 12 dhjetorit 1996. Goxhaj tha për Fax se më datë 11 dhjetor do të shkarkohet Lulzim Basha dhe se më datë 12 dhjetor e në vazhdim, Selia e PD-së do t'i kalojë Kuvendit Kombëtar. Gjithashtu avokati tha se me 11 dhjetor do të merret vendimi për protestën e parë të vertetë, prej të cilës polici do të frikësohet nga turma dhe jo e kundërta.

Altin Goxhaj tha:

Ky Kuvend më 11 dhjetor do të jetë shansi i vetëm për shqiptarët. Basha dhe Gazi do të bëjnë festë, jo Kuvend më datën 18 dhjetor. Eksperienca e keqe është që në Shqipëri vendimet i marrin ambasadorët. Për datën 11 Berisha ka thënë që do të bëhet rithemelimi i PD-së. Ndryshimi rrënjësor duhet bërë nga e para jo siç e bëmë 30 vite por të bëjmë një parti të djathtë konservatore nuk ka interes që t'i pëlqesh ambasadorëve, por elektoratit shqiptar. Berisha ka thënë që ky Kuvend do t’i rikthejë Kuvendit partinë pluraliste. Shqipëria ka vetëm një shpëtim për të shpallur non grata Sorosin, për të bërë një Shqipëri patriotike që të bazohet në zhvillimin e popullsisë. Ditën e parë që ka dalë vendimi për shpalljen e Berishës për "Non grata" nga Blinken, është një vendim i lobuar nga Soros dhe që është një vendim i keq. Jo Amerika, por kushdo ta marrë është vendim i keq pasi është i sponsorizuar nga Sorros. Berishës ia ka ngritur kurthin Basha, e prisja që do ta përjashtonte doktorin. Nuk kam kontakt personal me Berishën. Berisha po shkund klasën politike që është përfshirë në gjumë dhe vetëm Berisha mund ta shpëtojë Shqipërinë. Soros në intervistë me Sokol Ballën në 2005 ai kishte takuar Sali Berishën, Sali Berisha bëri pakt me djallin dhe erdhi në pushtet por kjo është e keqja që na ka zënë tani. Berishës më 18 maj i kam thënë që e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten duhet të shpëtosh Shqipërinë. Berisha është rikthyer fuqishëm, duhet të kemi një opozitë të vërtetë pasi kjo opozitë është në shërbim të Sorosit. Data 18 nuk ka për të ekzistuar pas datës 12. Në 30 vite partitë kanë funksionuar si banda. Partitë nuk janë banda. Në momentin që mblidhet kuvendi me votat e delegatëve. Duhen 30 ditë të firmoset kërkesa për thirrjen e kuvendit. Në momentin që Kuvendi mblidhet dhe shkarkon. Unë kam dokumenta që e vërtetoj që data 12, kam dokumentin këtu ekskluziv. Kjo është ftesa e përvjetorit të PD-së, 1996, pasi në datë 12 dhjetor është festa reale e PD-së. Pas datës 11, pasi merren vendimet, shkarkohet kryesia si e paligjshme, PD me datë 12 ka festën. Ku do e bëje? Te PD. Ju besoni se do të ekzistojë data 18? Ka marrë fund kjo punë. Në gjykatë, ju harroni që adresa për t’iu përgjigjur është Selia. Të gjitha zyrat nga data 12 janë të Kuvendit Kombëtar pas datës 12 dhjetor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit