Mediat italiane e cilësuan si “Zonja e drogës”/ Si u arrestua 36-vjeçarja shqiptare e cila ruante 450 kg drogë?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.12.2021, 21:03

Një 36-vjeçare shqiptare e quajtur Jona Mullaraj, është arrestuar nga policia italiane për shkak se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kg drogë. Mediat fqinje e cilësojnë shqiptaren si "Zonja e drogës". Dyshohet se ajo u trradhtua nga bashkëpunëtori i saj, pasi ai kishte lajmëruar policinë se kishte ndodhur një vjedhje në Milano.

Menjëherë sapo autoritetet kanë mbërritur në zonën që u raportua të kishte ndodhur "grabitja", kanë ndjerë erën e drogës dhe kanë nisur të kontrollojnë në shtëpinë e saj. Fillimisht i kanë gjetur një sasi lënde narkotike prej 80 kg. Megjithatë është ende e paqartë përfshirja e saj në këtë rrjet trafikimi të drogës, pasi 36-vjeçarja punonte në fushën e ndërtimit dhe përkrahte partinë “Lega Nord”.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa foto me politikanë të njohur në Itali, mes tyre edhe Matteo Salvini. Gjithashtu ajo bën pjesë në grupin e personaveqë janë kundër vaksinimit ndaj Covid.

Burimi: ilriformista.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit