Aksidenti në Rinas/ 6 të plagosur, dyshohet se ka vdekur pacienti brenda ambulancës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2021, 00:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se pacienti i ambulancës së përplasur me një automjet tip “Golf 5” ka humbur jetën. Ndërkohë mësohet se të plagosur kanë mbetur 6 persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe as personave të plagosur por pritet që në vijim policia të reagojë dhe të zbardhë ngjarjen.

Vijon…

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit