Vdekje e qëllimshme apo aksidentale? Pista e hetimit për çiftin e pajetë në Golem

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2021, 00:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Golem pasi një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë në apartamentin e katit të dytë të një pallati në rrugën “Bulevardi i Pishave”. Nga hetimet e deritanishme vdekja aksidentale, për shkak të gazit është pista kryesore ku janë fokusuar hetuesit. Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe u gjetën të vdekur në apartament pasi ishin shpallur të zhdukur nga fëmijët e tyre. Por hetimet janë shtrirë në disa pista ndërsa nuk përjashtohet as pista që vdekja të ketë qenë e qëllimshme. Ka informacione se këta dy persona kishin një lidhje intime me njëri tjetrin dhe se në Golem ishin duke bashkëjetuar.

Anila Llulla jetonte në Tiranë dhe ka qenë djali i saj që ka ngritur alarmin, pasi nëna e tij nuk po kthehej në Tiranë. Gjithashtu, edhe djali i 60-vjeçarit nuk kishte kontaktuar me babain dhe sot kishte njoftuar zjarrfikësen për të hyrë në apartamentin e babait pasi ai nuk i përgjigjej telefonatave të tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit