E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.11.2021, 22:54

Të shtëna me armë janë shënuar më parë në Tiranë. Të shtënat janë regjistruar në zonën e “Ish fushës së Aviacionit”. Një person ka qëlluar me armë manovër. Ai është shpallur në kërkim.

Informacion paraprak:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur "Fusha e Aviacionit", një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

vijon...

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit