Tragjedi me dy të vdekur në Golem! Viktimat kërkoheshin prej dy ditësh, ishte njoftuar edhe policia

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 19:37

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Golem, ku shtetasit Mihal Jani dhe Anila Llulla u gjetën të pajetë brenda një apartamenti. Sipas njoftimit të policisë, dyshimet paraprake lidhen me asfiksinë nga gazi. Ata kanë humbur jetën një ditë më parë. Burime për mediat bëjnë me dije se 50-vjeçarja Anila Llulla ishte larguar dy ditë më parë nga shtëpia dhe djali i saj kishte bërë kallëzim në polici për shkak se nuk po e gjente.

Edhe djali i Mihalit, i kishte telefonuar të atit dy ditë më parë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye ai ka thirrur një zjarrfikëse për të hapur me forcë derën dhe më pas i kanë gjetur të pajetë. Fqinjët janë shprehur se kanë ndjerë erën e gazit, gjë që përforcon dyshimet se ata kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit